Hulumtimi më i ri i publikuar në revistën “JAMA International Medicine”, ka konfirmuar se nëse tymosni shumë marijuanë, ka gjasa që ajo të shkaktojë dëme të përhershme në kujtesën tuaj afat-shkurtër.

Profesor Reto Auer i Universitetit të Lozanës, udhëhoqi një ekip të studiuesve të cilët analizuan të dhëna mbi zakonet e marijuanës së rreth 3,400 amerikanëve gjatë një periudhe 25-vjeçare. Në fund të periudhës së studimit, subjektet iu nënshtruan testeve për të vlerësuar aftësitë njohëse, memorien, përqendrimin, aftësinë për të marrë vendime të shpejta, etj.

Studimi zbuloi se njerëzit të cilët kanë tymosur marijuanë përditë për një kohë të gjatë, pesë vjet ose më shumë, kanë kujtesë më të dobët verbale në moshën e tyre të mesme se sa njerëzit që nuk kanë tymosur, ose që kanë tymosur më pak.