Fabrika e bojërave ‘Deutsch Color’ u përfshi mbrëmjen e kaluar nga flakë të mëdha, të cilat detyruan autoritetet të bllokonin edhe qarkullimin në autostradën Tiranë – Durrës.

Zjarri masiv u shuajt vetëm në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Siç duket nga pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon një pjesë e mirë e fabrikës së bojërave është shkrumbuar.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes, që shkaktoi dëme të shumta materiale në fabrikë.

Mëngjesin e sotëm grupi hetimor ndodhej në vendngjarje për të mbledhur të gjitha provat e nevojshme për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ende nuk dihen se cilat mund të kenë qenë shkaqet, por sipas rojës së sigurisë zjarri ka nisur ka brenda godinës për t’u përhapur më pas në të gjithë godinën.

Mbrëmjen e djeshme, zjarri masiv që përfshiu fabrikën rrezikoi edhe një restorant aty pranë.

“Shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës”,– njoftoi policia e Durrësit, një nat» më parë..

Fatmirësisht nga flakët nuk pati asnjë person të dëmtuar.