1 shtetas është arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi; 129 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara dhe 14 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Ky është një pjesë e bilancit të bërë nga ”Rrugorja” e Durrësit për punën e bërë përgjatë një jave.

Në një njoftim të ndarë për mediat, policia njofton se “në zbatim të planit të masave, të hartuar me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes për përdoruesit e rrugës, gjatë sezonit turistik, janë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur radarë, dragera, kamera dhe makina inteligjente”.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore e Durrësit

Në zbatim të planit të masave, të hartuar me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes për përdoruesit e rrugës, gjatë sezonit turistik, janë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur radarë, dragera, kamera dhe makina inteligjente.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve:

✅Gjatë 1 jave, janë arrestuar në flagrancë 1 shtetas për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 1 shtetas tjetër për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.

✅129 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;

✅14 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

✅48 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅14 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.