1 maj 2014 – Ngjarjet me te rendesishme historike te regjistruara ne vite te ndryshme ne date 1 maj:

 

305– Diokleciani dhe Maksimiliani tërhiqen nga postet e perandorit romak, duke ia lënë perandorinë Konstantius Chlorus – babai i Konstandinit të Madh dhe themelues i dinastisë Konstantiniane.

1544– Trupat osmane marrin Hungarinë, jo pa ndihmën e trupave franceze –  Franca shpërblehet me eksluzivitetin e lidhjeve tregtare e kulturore me Perandorinë Osmane.

1707 – Firmoset akti i bashkimit Angli – Skoci për të formuar Britaninë e Madhe.

1889– Kongresi i Internacionales së dytë vendos që duke filluar nga viti 1890, 1 maji të shpallet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në përkujtim të protestave në Çikago më 1886.

1924– Arvanitasi Pal Koundouriotis, admiral, bëhet president i Greqisë.

1925– Qipro bëhet koloni britanike.

1929– 19 veta vriten nga policia në Berlin gjatë demonstratave të 1 majit.

1931– Në qytetin Nju Jork përurohet ndërtesa Empire State. Me 102 kate, ajo do të mbetej ndërtesa më e lartë në botë për 41 vitet e ardhshme.

1948– Korea e Veriut shpallet Republikë Popullore Demokratike e Koresë.

1950– Kina miraton ligje të reja martesore.

1956– Një mjek në Japoni raporton për epideminë e një sëmundje të panjohur të sistemit qendror nervor, duke shënuar zbulimin e sëmundjes Minamata.

1959 – Gjermania Perëndimore fillon zbatimin e ligjit të punës 5 ditë në javë.

1960– Rusia rrëzon aeroplanin spiun amerikan U – 2 të pilotit Francis Gary Power, ndërsa fluturonte mbi Sverdlovsk.

1961– Fidel Kastro shpall se në Kubë nuk do të ketë më zgjedhje.

1977– 36 persona u vranë në sheshin Taksim, Stamboll, gjatë manifestimeve me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

2009– Për herë të parë në 341 vjet, një grua emërohet poete laureat e Britanisë  – Carol Ann Duffy, 53 vjeç.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/