19 mars 2014 – Ngjarjet me te rendesishme te regjistruara ne vite te ndryshme ne date 19 mars:

 

1524– Giovanni da Verrazano, eksplorues për Francën, zbarkon në brigjet amerikane, territor që do të quhej Karolina, nga fjala latine për Charles, Karl (Carolus), për nder të Mbretit Çarls I i Anglisë, i cili caktoi fonde për kolonizimin e rajonit në vitin 1629).
 
1571– Trupat spanjolle hyjnë në Manila, Filipine.
 
1628– Anglezët themelojnë koloninë Massachusetts.
 
1644– 200 anëtarë të familjes perandorake të Pekinit kryejnë vetëvrasje si shprehje të besnikërisë ndaj perandorit.
 
1721– Vdiq në Romë Klementi XI, Papë nga 1700 – 1721, lindur në Urbino si Giovanni Francesco Albani më 23 korrik 1649. Albani, rridhte nga një familje fisnike shqiptare, që kishte emigruar në Itali pas vdekje së Gjergj Katstriotit – Skenderbeu; Gjon Fran Shqiptari studio teologji e jurisprudence; shërbeu si guvernator rradhazi në disa qytete italiane; u bë kardinal në vitin 1690; ai zgjodh Papë më 1700. Klementi XI ishte mbrojtës i arteve dhe shkencës; mirëbërës i madh i Bibliotekës së Vatikanit; autorizoi gërmimet arkeologjike në katakombet romake. Gjatë mbretërimit të tij si Papë, në vendbanimet arbëreshe në Itali u hapën shkolla e kolegje shqipe; në Lezhë u organizua "Kuvendi i Arbërit"; në mbarë trojet shqiptare u autorizua "Ilirium Sacrum" (studim i kulturës, demografisë, dhe gjendjes së fesë), të hedhura në mbi 5000 faqe të ndara në disa vëllime – një nga burimet kryesore në fushën e albanologjisë.
 
1821
– Lindi Richard Francis Burton, ekplorues britanik, gjeograf, përkthyes, shkrimtar, ushtarak, orientalist, hartograf, etnolog, agjent zbulimi, gjuhëtar, poet dhe diplomat. Burton ishte i njohur për udhëtimet e tij dhe eksplorime në thellësi të Azisë, Afrikës dhe Amerikës, si dhe për njohuritë e tij të jashtëzakonshme të gjuhëve dhe kulturave; ai fliste 29 gjuhë evropiane, aziatike dhe afrikane. Ndër arritjet më të njohura të Burtonit përfshihen udhëtimi në Mekë, një përkthim në anglisht i përrallave Netët Arabe ose  "1001 Netët", si dhe botimin e Kama Sutras në gjuhën angleze.
 
1945– Adolf Hitlerit  nëshkruan dekretin që urdhëron shkatërrimin e të gjitha fabrikave gjermane.
 
1965– Portreti "Titus" nga Rembrandt shitet 4 milionë 500 mijë dollarë, çmim rekord për atë kohë. Titus ishte djali i vetëm i piktorit, mes 4 fëmijëve, i mbijetuar deri në moshë të rritur. Rembrandt e realizoi portretin në vitin 1660, kur Titus ishte 19 vjeç –  ai paraqitet i veshur si murg.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/