8 mars 2014 – Ngjarjet më të rëndësishme historike të regjistruara në vite të ndryshme në datë 8 mars:
1700– Lindi Anne Bonny irlandeze-amerikane – pirate e famshme që vepronte në Karaibe. Në tetor 1720, ajo u kap, u dënua me varje nga guvernatori i Xhamajkës, por u mbrojt duke thënë se ishte shtatzënë; ligji britanik parashikonte shtyrjen e ekzekutimit në raste të tilla. Nuk ka ndonjë dokument historik për lirimin ose ekzekutimin e saj. Sipas një gojëdhëne, i ati i Annes pagoi për lirimin dhe ajo u kthye në Charles Town, Karolina e jugut, ku krijoi familje dhe jetoi deri në 82 vjeç.
1722– Mbreti afgan Mir Mahmud pushton Persinë.
1787– Në Varshavë lindi Karl Ferdinand von Graefe, mjek gjerman që ndihmoi në krijimin e kirurgjisë plastike moderne. Ai ishte inspektor i spitaleve ushtarake gjermane gjatë luftrave të Napoleonit (1800-1815); shërbeu si profesor i kirurgjisë dhe drejtor i klinikës kirurgjikale në Universitetin e Berlinit (1810-1840). Graffe përmirësoi të ashtuquajtërën "medodë indiane" të kirurgjisë, dhe ringjalli "metodën italiane" të kirurgjisë plastike të hundës të shekullit të 16-të. "Metoda indiane" përdor marrjen e lëkurës nga balli i pacientit për të zevendësuar lëkurën e dëmtuar, ndërsa sipas "metodës italiane" lëkura merret nga krahu.
1911– Dita Ndërkombëtare e Grave shënohet për herë të parë në Kopenhagë, Danimarkë, me nismën e Klara Zetkin, udhëheqëse e Organizatës së Grave të Partisë Socialdemokrate gjermane.
1913– SHBA – Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme (IRS) fillon mbledhjen e taksave mbi të ardhurat. Ndërsa në vitin 1985, IRS zbuloi se Amerika kishte 407-mijë milionerë, ose dy here më shumë se në vitin 1980.
1917– Fillon Revolucioni rus në Petrograd (Leningrad, Shën Petersburg).
1930– Mohatma Gandhi fillon mosbindjen civile, duke sfiduar monopolin britanik të kripës; një vit më vonë, qeveria britanike do ta thërriste në Londër për bisedime; dhe Gandhi tha se nuk do të pranonte asgjë më pak sesa pavarësi për Indinë.
1958– Shkrimtari nobelist William Faulkner thotë se shkollat amerikane janë shndërruar në kopshte për të mbajtur fëmijët ndërsa prindërit e tyre shkojnë në punë.
1973– Paul & Linda McCartney gjobiten me 100 sterlina për kultivim kanabis.
1974– Hapet aeroporti Charles de Gaulle në Paris, Francë.
1983– Presidenti Reagan e quan Bashkimin Sovjetik "Perandori djalli".
1994– Departamenti amerikan i Mbrojtjes shpall ndalimin e pirjes së duhanit në vendet e punës.
1995– Ftohje globale – temperaturat arrijnë në minus 32,2 gradë Celsius në Bismark, Dakota e veriut.
1997– Mbretëresha britanike Elizabeth II hap faqen e parë mbretërore të internetit (www.royal.gov.uk/)





