Reperi me famë botërore, Justin Biber, është në një situatë të rënduar shëndetësore.
Ai ka anuluar dy koncerte në momentet e fundit.
Këngëtari i njohur ka shqetësuar fansat e tij duke zbuluar se sëmundja ‘Lyme’, nga e cila vuan, është përkeqësuar dhe mononukleoza e rëndë kronike ka prekur lëkurën, funksionin e trurit, energjinë dhe shëndetin e përgjithshëm.
“Nuk mund ta besoj që po e them këtë, por sëmundja më është përkeqësuar dhe më duhet ta anuloj me urdhër të mjekëve”, ka shpjeguar këngëtari në rrjetet sociale.
Me ‘Lyme’ këngëtari u infektua vitin e kaluar, një sëmundje e shkaktuar nga një pickim i zakonshëm në shumë shtete të SHBA-së, i cili ishte mbivendosur me mononukleozën kronike.
“Shumë njerëz thanë që kisha një pamje të tmerrshme, se isha me metamfetamina, por ata nuk e kuptuan që u diagnostikova kohët e fundit me sëmundjen Lyme, si dhe një mononukleozë serioze kronike që preku lëkurën time, funksionin e trurit tim, energjinë time dhe shëndetin tim në përgjithësi”, shpjegoi ai.
Justin rrëfen se ka kaluar dy vite të vështira:
“Gjithçka do të shpjegoj në një serial dokumentar që do të vendos në YouTube. Do të mund të mësoni gjithçka që po luftoj dhe po kaloj.
Kanë qenë dy vite të vështira, por po marr trajtimin e duhur që do të më ndihmojë në kurimin e kësaj sëmundjeje deri tani të pashërueshme.
Ju dua, do të pushoj dhe më pas do të kthehem në formë më të mirë se më parë”, sqaron ai.