Moderatorja e njohur Luana Vjollca, në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar një video të këmbëve të saj të vrara dhe të fytyrës ku shihet e nxirë dhe e lodhur.

Ajo tregon se shenjat vijnë nga lodhja në punë.

“Thjesht shume e lodhur… shenjat e tregojne qarte stermundimin e ketyre diteve intensive pune e xhirimesh. Por une mezi po pres te ndaj me ju gjithckaaaaaa!!!! #ZemerLuana 💜

Ps. Punoni fort per te qene e pavarur, per tja dal vet, per ti realizuar endrrat tuaja.. per te thene: Ja Dola serish!”, shruan ajo.