ANGLI – Vëmendja e britanikëve është përqendruar orët në fundit në detajet e letrës që infermierja Jacintha Saldanha ka shkruar para se të vriste veten. Sipas Daily Mail infermierja indiane, që punonte në spitalin ku ishte shtruar princesha Kate Middleton, ka lënë një letër ku mendohet se mund të ketë sqaruar arsyet se pse ndërmori aktin ekstrem.
Saldanha ishte infermierja që mbeti viktimë e lojës që bënë gazetarët e Radio Australia, të cilët për të mësuar detaje mbi shëndetin e gruas së princit William imituan zërin e mbretëreshës gjatë bisedës telefonike.
Vetvrasja e infermieres nuk është zbardhur ende dhe ajo që bën më tepër përshtypje është fakti se Jacintha nuk i kishte treguar as familjes së saj lidhur me incidentin e ndodhur në spital.
Ata e morën vesh ndodhinë pasi infermierja vrau veten në apartamentin e saj.