Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji ka shkëmbyer batuta me deputetët socialistë në mbledhjes ku u miratuan me konsensus kërkesat.
Në përfundimit të mbledhjes e cila u mbyll për shkak se ligjvënësit demokratë do të shkonin në protestën para Bashkisë Tiranë, deputetja e PS-së Blerina Gjylameti parashtroi kërkesën që Komisioni të mblidhej ditën kur opozita të zhvillojë tubimin e ardhshëm.
“Do të jemi shumë më tepër eficentë në kohën tonë”, u shpreh ajo, teksa Ervin Salianji u përgjigj se “do të vini në mbledhjen tjetër e do thoni e kisha me shaka, por unë e thashë, kështu që ju faleminderit”
Blerina Gjylameti: Propozoj që mbledhjen e ardhshme të Komisionit, ta lëmë në ditën që do të vendosni për protestën e ardhshme sepse do të jemi shumë më tepër eficentë në kohën tonë
Ervin Salianji: E pranoj kërkesën e Gjylametin, e kuptoj që e ka shqetësim por duke shfrytëzuar edhe propozimin e Gjylametit kushdo që ka mundësi t’i bashkohet protestës në orën 11:00 para Bashkisë
Do të vini në mbledhjen tjetër dhe do thoni e kisha me shaka, por unë e thashë, kështu që ju faleminderit. Njoftimi për mbledhjen e ardhshme do të bëhet pasi të diskutojmë me kryesinë e Komisionit.
Nuk e kam mbyllur, ikë prap, e keni ves. Çfarë e keni këtë që ikët me vrap. Protestën e kemi ne, më të gëzuar janë këta të PS, ikën. Çfarë keni ju që ikni, ja ikën prap. Unë këtë dua që t’ju përzë juve të PS, protesta bëhet nga opozita këta janë më të gëzuar që të ikën.
Shyqyr arritëm në dakordësi edhe në këtë ditë, e mbyllim dhe faleminderit.