Rrëzimi i avionit në zonën e Kelmendit, në Malësi të Madhe është diskutuar dhe në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë.

Ministri Çuçi është pyetur nga depudeti demokrat Enkelejd Alibeaj lidhur me këtë ngjarje.

Nga ana tjetër Ministri Çuçi i është përgjigjur, duke thënë se ai nuk është zëdhënës i Ministrisë së Brendshme dhe se policia ka dhënë një deklaratë për ngjarjen.

“Për aksidentin, për pilotët ndëshkimin e ligjit deri në fund, edhe për bashkëpunëtorët e tyre. Nuk dua të bëhem zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Policia e Shtetit e ka dhënë një deklaratë për këtë punë. Të jeni të sigurt që nuk do të ketë asnjë tolerim”, tha Çuçi në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë.