Rreth orës 00:45 të natës së sotme, një pako e dyshimtë është gjetur në afërsi të një banese në Shijak.
Policia e Durrësit raporton se pakoja e dyshimtë u gjet pranë banesës së shtetasit L.H. dhe u çmontua nga specialistët xhenierë, por nuk specifikohet se çfarë kishte në brendësi të saj.
Policia tregohet diskrete në dhëniën e informacioneve të mëtejshme mbi këtë ngjarje, për shkak të hetimeve.
Raportohet se veprimet e mëtejshme do të kryhen nga specialistët e fushës.





