Një seri tornadosh shpërthyen në disa zona në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shkatërruar qindra shtëpi dhe objekte të tjera, duke lënë pa energji elektrike edhe mijëra njerëz. Fatkeqësisht nga këto fenomene natyrore ndërruan jetë të paktën 60 persona.
Shtetet duke përfshirë Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi kanë pasur viktima si rezultat i motit.
Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Arkansas të premten, me gardën kombëtare të aktivizuar për të ndihmuar në përpjekjet për rikuperim.
Teksa situata është qetësuar, për banorët e zonave të mbetura nuk mbetet tjetër veçse të fillojnë rindërtimin.





