Hitet e këngëtarëve shqiptarë së fundmi kanë kapërcyer kufijtë e vendit tonë, duke u dëgjuar nga të rinjtë në mbarë botën. 3 të rinj britanik të cilët duket se janë tërhequr nga këngët “Bon Bon” dhe “Bow Down”, kanë zgjedhur Era Istrefin, Noizyn dhe Encën për t’i komentuar.
Në fakt komentet e tyre kanë qenë pozitive. Sidomos përsa i përket melodisë dhe muzikës ata kanë qenë dakord se nëse do të shkonin në club me patjetër do t’i kërcenin këngët e tyre. Po ashtu ata edhe kanë kërcyer gjatë komentimit të këngëve.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme.