Modelja Irina Shayk dhe reperi Kanye West nuk e kanë konfirmuar ende romancën e tyre, por fotot e shkrepura nga paparaci kanë zbuluar gjithçka.
Dhe, kur vjen puna te lidhja e re e modeles, Bradley Cooper, ish-bashkëshorti i saj nuk ka asgjë për të thënë veçse t’i urojë shumë lumturi.
“Bradley është shumë mbështetës për këdo që Irina do të zgjedhë për të një lidhje, ai do vetëm që ajo të jetë e lumtur”, është shprehur një burim për “Us Weekly”.
“Bradley dhe Irina nuk kanë thjesht marrëdhënie të mirë duke qenë se të dy bashkëprindërojnë me njëri-tjetrin. Ata kanë dhe një miqësi të ngushtë dhe ndajnë gjërat personale me njëri-tjetrin”, ka shtuar burimi.
Kujtojmë që Bradley Cooper dhe Irina Shayk i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2019. Nga marrëdhënia disavjeçare, ata sollën në jetë vogëlushen Lea De Seine Shayk Cooper.





