6 mars 2014– Mbrëmja e sotme televizive ofron diskutime, tema dhe të ftuar të larmishëm nga arti, historia dhe politika. Ilva Tare sonte në “Tonight” në orën 22:00 ka të ftuar sopranon shqiptare me famë botërore Inva Mula. Në “Opinion” në orën 21:00 pritet të diskutohet për problematikat e fundit mbi çështjet e sigurisë institucionale në vend. Në Top Channel, Sokol Balla vjen në orën 21:00 me emisionin e tij të përjavshëm “Top Story”. Të ftuar ka kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Ndërsa në 22:45, Alban Dudushi, si çdo të enjte, ndryshon formatin e emisionit duke kaluar në versionin “magazine” ku diskutohet për thashetheme, ngjarje e aktivitete të reja.
Në Channel One, gazetari Roland Qafoku në orën 21:00 do të diskutojë me të ftuarit e tij mbi një temë historike, për 100 vjetorin e ardhjes së Princ Wied-it në Shqipëri. Të ftuar janë historianët Marenglen Verli, Beqir Meta, Elena Kocaqi. Po ashtu, në panel janë edhe drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit Gjet Ndoji, drejtori i muzeut në Korçë Niko Kotherja si dhe gazetarja Esmeralda Bardhyli.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





