Shumica e njerëzve pothuajse nuk e përdorin fare kapakun e WC-së.

Është i hapur ditë e natë, nevojat fziologjike bëhen dhe mjafton vetëm të lëshohet uji më pas”. Kjo është rutina e shumë njerëzve

A është vërtet ashtu?

Një hulumtim, i cili kohë më parë është bërë në Britani të Madhe, paralajmëron për këtë shprehi të tmerrshme dhe thekson që uji në guacën e WC-së përmban potencialisht baktere të dëmshme dhe patogjene. Madje edhe pas disa shpëlarjeve, ai ujë qëndron i kontaminuar.

Prandaj këshilla më e mirë është që pas çdo përdorimi të guacës së WC-së, të ulni kapakun.

Hulumtimet kanë treguar që, kur lëshoni ujin në WC, ai spërkat edhe objekte të tjera, të cilat gjenden në banjë.

Edhe pse këtë gjë nuk e shihni, bakteret e fekaleve fillojnë të përhapen gjithandej – në furca dhëmbësh, krehëra flokësh, peshqir me të cilin fshini fytyrën, kozmetikë, shampo dhe në vaskë, si edhe në të gjitha objektet e tjera, të cilat gjenden në banjën tuaj.

Herën tjetër para se ta lëshoni ujin, mos harroni të ulni kapakun. Siç thonë edhe mjekët, kapaku është i vendosur për atë qëllim, jo për estetikë.