Pavarësisht se vitet e fundit jo pak herë është përmendur fakti se bregdeti i Durrësit dhe ai i Shkëmbit të Kavajës është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme nga ndërtimet pa kriter dhe pa asnjë plan urbanistik, këto të fundit vazhdojnë.
DurrësLajm sjell foto nga një ndërtim i ri që po bëhet në vijën e parë në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.
Siç duket edhe nga fotot, ndërtimi pritet të hedhë shtat në javët e muajt në vijim.
Ajo që tërheq vëmendjen është fakti se firma ndërtuese që po realizon këtë projekt, derdh në mes të sipërfaqes ranore, në sy të shumë pushuesve dhe qytetarëve dhe në mes të ditës, ujërat që dalin nga gropa e hapur për themelet.
Si pasojë e derdhjes së tyre drejt e në det, sipërfaqja ranore në këtë pjesë të plazhit është deformuar duke krijuar një gropë të thellë, pasi një pjesë e rërës ka përfunduar në det.
Ndërkohë, nga ana tjetër, uji i detit ndotet në prag të sezonit turistik nga përgjegjshmëria e firmës ndërtuese.
Deri kur do të vijojë abuzimi me bregdetin që natyra na e ka bërë dhuratë, por që po e shkatërrojnë ditë për ditë?!
M.B.





