Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të ekspozuara ndaj sulmeve dhe NATO nuk mund të ndërhyjë. Ky është rreziku që i kanoset Uashingtonit dhe ka të bëjë me shtetin e 50 të saj, Havain në Oqeanin Paqësor.

Alarmi është ngritur nga ekspertët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, kjo pasi Aleanca e Atlantikut të Veriut ka një shtrirje gjeografike deri në caqet e Oqeanit Atlantik. Hauai nuk mbulohet gjeografikisht nga pakti i NATO-s.

“Është gjëja më e çuditshme, shumica e banorëve të Hauahit nuk e kanë idenë se shteti i tyre është i ekspozuar nga sulmet direkte të fuqive armike. Njerëzit priren të supozojnë se Havai është pjesë e SHBA-së dhe për këtë arsye mbulohet nga NATO. Argumenti për të mos përfshirë Havain është thjesht se nuk është pjesë e Amerikës së Veriut”, u shpreh David Santoro, President i grupit të mendimit të Forumit të Paqësorit në Honolulu.

Nëse një fuqi e huaj do të sulmonte Havain ose bazën e marinës amerikane në Pearl Harbor, anëtarët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut nuk do të ishin të detyruar të ngriheshin në mbrojtje të shtetit Aloha.

Havai është në Paqësor dhe ndryshe nga Kalifornia, Kolorado apo Alaska, shteti i 50-të nuk është pjesë e SHBA-së kontinentale që arrin në Oqeanin e Atlantikut të Veriut në brigjet e saj lindore.

Përjashtimi është përcaktuar në Traktatin e Uashingtonit, dokumenti që themeloi NATO-n në vitin 1949, një dekadë përpara se Havai të bëhej shtet. Ndërsa neni 5 i traktatit parashikon vetëmbrojtje kolektive në rast të një sulmi ushtarak ndaj çdo shteti anëtar, neni 6 kufizon shtrirjen gjeografike të kësaj.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi për CNN, se Havai nuk mbulohet nga neni 5, por tha se neni 4, i cili thotë se anëtarët do të konsultohen kur kërcënohet “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e çdo anëtari”, duhet të mbulojë çdo situatë që mund të ndikojë në shtetin e 50-të.