“Çfarë ndodh kur ne vdesim” është një pyetje që trazon prej shekujsh racën njerëzore, por tashmë një burrë me inteligjencën më të lartë të regjistruar në SHBA, pretendon se e di përgjigjen.
72 vjeçari Chris Langan, është një fermer kuajsh me indeks inteligjence (IQ) nga 190 deri në 210, që është më e lartë se ajo që besohet se kishte Albert Einstein.
Langan ka krijuar teorinë e tij të ‘Modelit Konjitiv të Universit’, me të cilën pretendon të shpjegojë lidhjen me mendjes dhe realitetit, ose ndryshe fizikës e metafizikës, që do të thotë se gjithçka në botën tonë është e lidhur dhe e përcaktuar saktësisht me njëra-tjetrën.
Ai beson se kur një njeri vdes nis tranzicionin nga një formë e qenies në strukturën kompjuterike të realitetit, që do të thotë se ndërgjegjia e pavarur ose shpirti i njeriut kalon në një tjetër dimension ose plan ekzistence, në të cilin ne nuk mund të arrinim teksa ishim gjallë.
Nuk është e qartë se çfarë pamje ka ky dimension por apo çfarë ndodh me shpirtin kur shkon aty por Langan beson në pikëpamjet tradicionale të ferrit e parajsës, në të cilat përshtatet trazicioni në gjendjen e re të ekzistencës.
Langan shpjegon konceptet e tij në transmetimet në rrjet “Theories of Everything-Curt Jaimungal”.
Ai thotë se vdekja është “përfundimi i marrëdhënies me trupin tënd fizik që kemi aktualisht, dhe nisja për më thellë në origjinën e realitetit.”
“Ndoshta mund të të jepet një trup tjetër, ose njëfarë trupi terminal që të lejon të vazhdosh të ekzistosh”, – shton ai.
Pra sipas Langan, vdekja nuk do të thotë se ndërgjegjia jote pushon së ekzistuari, çka përkon me faktin se askush nuk ka zbuluar vendndodhjen e vërtetë të ndërgjegjies në trupin e njeriut.
Langan shton se në planin e ri të ekzistencës pas vdekjes njeriu mund të mos mbajë mend atë që ka qenë më parë.
“Ka disa gjëra automatike psikologjike që ndodhin me vdekjen, në momentin e vdekjes. Njeriu është në gjendje meditimi të thellë, shikon gjithçka që ndryshon, mënyrën si ekziston kur je gjallë, dhe nisjen e tranzicionit”.
Ai shton më tej: “Në të gjitha jetët tona, nëse rimëshirohemi përsëri e përsëri, kalojmë shumë meta-stimulime. Ndjej se ka një sens kalimi në një terren jo-terminal, pra të përjetësisë. Por është si një ekzistencë brenda një super-kompjuteri ku ndodh gjithçka dhe asgjë në të njëjtën kohë”.
Langan thotë se Zoti identifikon cilësitë që shikojmë e përjetojmë rreth nesh dhe beson në teorrnë e vetë-stimulimit, që do të thotë se gjithçka në realitetin tonë është informacion dhe njeriu e përkufizon këtë si ‘mendim’, pra është i aftë ta krijojë vetë realitetin e tij në jetën aktuale. /Daily Mail/