“Shtëpia e tmerreve” në SHBA quhet më e frikshmja në botë. Është aq e frikshme sa pronari i detyron vizitorët të sjellin leje nga mjeku e të firmosin një kontratë me 40 faqe.
Megjithëse është një lloj forme argëtimi ku njerëzit futen dhe tremben nga aktorë ose nga të papritura të tjera, bëhet një kontroll që i ke sigurimet shëndetësore të paguara dhe merresh në intervistë për të verifikuar gjendjen mendore. Më pas bëhet edhe test për drogë.
Pjesëmarrësit pastaj shohin një video rreth dy orë e gjatë, e cila i përgatit mendërisht.
Jo vetëm kaq, por nëse tregohen aq trima sa t’i shkojnë deri në fund mund të fitojnë 20 mijë dollarë. Por askush nuk ia ka dalë deri tani.
Pjesëmarrësit njoftohen se do të kenë kontakt me insekte e krijesa të tjera. Loja zhvillohet në vende të ndryshme në SHBA. Pjesë e përvojës është që do të preken me forcë. Është një nga përvojat më të tmerrshme, askush s’i ka shkuar në fund.
Njerëzit përballen me efekte të forta drite dhe zhurme nga filmat e tmerrit, si dhe ndjesi të tjera fizike. Por nëse i duron dot, fiton 20 mijë dollarë.
Para se të fillojnë, shohin një video se si kanë dështuar të tjerët. E gjithë përvoja zgjat mbi gjashtë orë. Autori i regjistron të gjitha provat për kanalin në Youtube. Pagesa është vetëm një qese me ushqim për qenin e organizatorit. Krijimi i kësaj loje i ka kushtuar gjysmë milioni dollarë. Çmimi i parë është 20 mijë dollarë, por ende s’e ka fituar njeri.





