Beniada është një ndër finalistet e “Big Brother VIP”.

Ndryshe nga çfarë ka ndodhur me banorët e tjerë, Beniadën e kemi parë rrallë të përlotur.

Ajo është pothuajse gjithmonë duke buzëqeshur, por së fundmi emocionet kanë qenë goxha të mëdha.

Modelja nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka parë promon e finales së madhe.

Kemi arritur deri këtu bashkë, si dy motra, dorë për dore”, i ka thënë ajo Einxhelit, ndërkohë që moderatorja është shprehur se nuk i besohet që kanë arritur deri këtu.