Dorëhiqet një nga prokurorët e dosjes së vrasjes së Pjerin Xhuvanit.
Platin Aliçka ka dhënë dorëheqjen nga dosja e vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani ngjarje e ndodhur më 21 prill të vitit 2021, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve elektorale.
Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen nga çështja për arsye shëndetësore.
Dorëheqja e Aliçkës vjen pas përfundimit të hetimeve, ku tashmë çështja është në gjykim në Gjykatën e Elbasanit.
Për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani akuzohet ish-oficeri Arbër Papleka, i cili gjatë fushatës elektorale ishte pjesë e “Strukturës së Mbrojtjes së Votës” të ngritur nga PD.





