Mozzik, një nga reperët më të preferuar për shqiptarët është përballur me një incident të pakëndshëm një natë më parë.

Mbrëmjen e djeshme ai do të performonte në Tiranë, por policia ka ndërprerë performancën e tij.

Arsyeja e këtij ndalimi të papritur të policisë, kur kufizimet për muzikën e clubeve gjatë natës për shkak të covid janë hequr, nuk dihet.

Për këtë ngjarje artisti  ka reaguar në profilin e tij të Instagramit duke u shprehur se është hera e parë që i ka ndodhur diçka e tillë. Më tej ai u kërkoi ndjesë të gjithë fansave të tij, që mezi prisnin që Mozzik të performonte në skenë.

“Iu kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Tiranës. Sonte unë erdha në klub që të përfundoj performancën time në Folie Terace, në ora 1:00 kishte forca të Policisë brenda që e ndalen muzikën. Nuk e di këto vendime e këto kufizime gjëra kush i bën por janë gabim. Ndërkohë që gjithë kufizimet janë larguar, qenka ende muzika problem. Gjithsesi e imja ishte të ju kërkoj falje se sonte kishim qëllim të kënaqemi po ja që e ndalën muzikën e na prishën komplet natën. Shihemi shumë shpejt! Tiranë ju dua”, shkruan Mozzik në profilin e tij.

Gjithsesi ai ka lajmëruar se do të jetë sërish në Tiranë me të tjera performanca.