Grupi Wagner hoqi dorë ditën e djeshme nga grushti i shtetit, pas arritjes së një marrëveshjeje me Vladimir Putin, me ndërmjetësimin e Lukashenkos.
Por pas kësaj asgjë nuk dihet më për Yevgeny Prigozhin, i cili thuhet se është zhdukur. Ditwn e djeshme u raportua se ai udhwtoi drejt Bjellorusisw, dhe për herë të fundit duke u futur në një makinë në Rostov-on-Don teksa bënte selfie me fansat dhe u mirëprit nga një hero pas rebelimit të tij të dështuar.
Por shefi i Wagner nuk shihet askund, pa asnjë tregues se ai ka mbërritur në Bjellorusi sipas marrëveshjes së tij sekrete me Kremlinin.
Ekipi i shtypit i Prigozhin tha në një deklaratë se ai nuk mund të kontaktohet për momentin – por këmbënguli se ai do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve kur të kontaktojë.
Mediat ruse Meduza dhe RTVI raportuan se vendndodhja e tij aktualisht është “e panjohur”.