Arjola Demiri brenda Big Brother mori dhuratën më të veçantë. Ndonëse nuk mundi të shkonte në finale dhe as të fitonte çmimin e madh, aktores iu dhurua një apartament.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 1 muaj, ajo duket se ende nuk e ka marrë shtëpinë e re. Në një intervistë në “N’majë t’gjuhës”, pas një batute të Xheraldinës, e cila e pyeti se sa metra katotrë është apartamenti, përgjigja e Arjolës duke qeshur ishte:

“Nuk e di akoma!”, çfarë na lë të kuptojmë se ajo ende nuk është future në shtëpinë e re. Nuk dihet ende arsyet që po e vonojnë këtë dhuratë, por fakt është qe Arjola dhe fëmijët e saj ende nuk kanë mundur të futen ne shtëpinë e re, që iu dhurua live në spektakël, shkruan “Panorama Plus”.