Pas përfundimit të “Big Brother VIP 3”, vëmendja për çiftin e shtëpisë më të famshme ka qenë e madhe.

Heidi dhe Romeo kanë shijuar ditët e para pas spektaklit, duke zgjedhur që të “arratisen” për një fundjavë në jug.

Duket se tashmë e ardhmja e tyre do të jetë në ekran, pasi që të dy kanë shprehur hapur ambiciet rreth të ardhmes në televizion.

Në intervistat e saj, Heidi është shprehur se tashmë po e mendon seriozisht rikthimin përfundimtar në vendin tonë, ku dhe dëshiron që të jetë e pranishme në ekran.

Por, teksa vera sapo ka nisur dhe planet për të dhe Romeon janë të shumta, ajo ka gjetur pak kohë për një “arratisje” të shkurtër në Itali.

Në rrjetet e saj sociale, finalistja e “Big Brother” ka postuar një foto nga shteti fqinj, ku edhe ka shkruar “Pak nga Italia ime”.

Sakaq, për bionden simpatike kanë mbërritur ofertat e para mediatike, por ajo ka vendosur që t’i refuzojë.

Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, në javën e fundit të spektaklit, Heidi mori një ofertë nga Edi Manushi për t’u bërë pjesë e “Procesit Sportiv”.

Bëhet fjalë për një ofertë lidhur me programin që do të nisë këtë muaj në “Top Channel”, dedikuar kampionatit europian të futbollit.

Mesa duket, bukuroshja nuk është bindur se është koha për të dalë në ekran si moderatore tashmë, duke qenë se kjo është një eksperiencë e re për të.

Tashmë që ka shijuar disa ditë relaksi me të dashurin e saj, ajo ka vendosur që të rikthehet në Itali, ku të kalojë më shumë kohë më familjen dhe miqtë e saj.


Ndonëse lajmi nuk është konfimuar akoma nga çifti, disa burime për “Vip Magazine” kanë treguar se tashmë Heidi dhe Romeo po bashkëjetojnë.