Në Big Brother Vip është zhvilluar një konferencë me pyetje nga banorët për tre personazhet e nominuar, Kiara Titon , Luiz Ejllin dhe Bledi Manen.

Kiara ka reaguar e revoltuar pasi asnjë prej banorëve nuk i ka drejtuar pyetje, duke e konsideruar këtë një mungesë respekti.

“Unë nuk u çova kur ishit në konferencën për shtyp dhe u bëra pyetje të trejave që ishit ulur këtu pavarësisht se nuk kisha interes tu dëgjoja.

Ju respektova dhe iu bëra të trejave nga një pyetje. Ju po bëni konferencë për shtyp vetëm për Bledin dhe Luizin dhe unë nuk jam këtu kurrkund pavarësisht se kam shumë gjëra për tu kthyer përgjigje dhe nuk po marr asnjë pyetje nga ju dhe ky është një mungesë respekti kundrejt meje”, është shprehur Kiara.