Një sherr mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës. Bëhet me dije se pesë persona kanë dhunuar dy vëllezër me grushte.

Siç raportohet, personat e përfshirë në sherr ishin duke pirë në një lokal në zonën e Yzberishtit dhe ishin nën efektin e alkoolit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka shoqëruar disa prej tyre.