Kuvendi rrëzoi me votë kërkesën për interpelancë të kërkuar nga kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi lidhur me emërimin e këshilltarit të jashtëm Florian Coldea, i cili sipas medias rumune akuzohet se është ish-agjent sekret rumun dhe i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Kryetarja e Kuvendit ne kthim përgjigjen e Bardhit shkruante se kërkesa për interpaelncë ishte bërë për provokim, nuk ishte në përputhje me rregulloren dhe se nuk do të pranohej

Në fjalën e tij 10 minuta në foltore Bardhi tha se Rama ka frikë të japë llogari.

Lindita Nikolla: Ju njoftoj se në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar kërkesa me nr.2535 protokolluar datë 27.6.2024 e kryetarit të grupit parlamentar të PD për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.  Kërkesa për interpelancë lidhet me dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve për marrëdhënien e kryeministrit dhe këshilltarin e tij të jashtëm Florian Coldea si dhe veprimatrinë këshillimore që ai ka kryer për kryeministrin e Shqipërisë.

Në shkresën nr protokoll 2535 fraksion 1 datë 3.7. 2024 drejtuar zotit Bardhi kam argumentuar mospranimin e kërkesës për interpelancë pasi kjo nuk është përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit.

Theksoj se bazuar në paragrafin e parë në rregulloren e kuvendit përmes kërkesës për interpelancë me kryeministrin kërkohet të merren shpjegime për motive, synime, qëndrime të këshillave të ministrave ose  lidhur me aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së tyre. 

Si rrjedhojë e këtij parshikimi nëse kërkesa për interpelancë nuk kërkohen të merren shpjegime për motive, synime, qëndrime të këshillave të ministrave ose lidhur me aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së tyre kërkesa për interpelancë nuk pranohet. Ky nen jo pa qëllim ka kufizuar realizimin e interpelacës, pasi synimi i saj është realizimi është një debati politik i cili është brenda rolit kushtetues, monitorius të kuvendit. 

Gazment Bardhi: Kryeministri është i detyruar ti përgjigjet kërkesave për interpelancë. Rama ka frikë të japë llogari për lidhjet e tij me krimin e organizuar e aferat ku vetë përfshihet nga dita e parë që është emëruar kryeministër i Shqipërisë. Kërkuam interpelancë se ka prova se kryeministri ka emëruar si këshilltar të jashtëm një ish-agjent sekret rumun, Florian Coldea. Më ka shkruar se është për veprimtari private. 

Duam të dimë cfarë e ka këshilluar përse I ka marrë lekët, apo si McGonigal për të sulmuar opozitën. Ju lutem na e thuaj përse e ka këshilluar Coldea Ramën? Ka marrë 7 mijë euro cdo muaj nga taksat e qytetarëve shqiptarë e ti thua është cështje private. Na thuaj pse i ka marrë lekët që përvec ish agjent i shërbimeve sekrete dyshohet të jetë përfshirë në një linjë të trafikut ndërkombëtar droge Meksinë- Shqipëri – Rumani.

Nga ana e tij kreu i grupit PS. Bledi Çuçi tha se Coldea nuk ishte më këshilltar i Ramës, ndërkohë deputetët e PD-së thonë se Rama po injoron kërkesat e opozitës.

“Koha kur Damir Fazllic ulej në Këshilli  e Sigurisë ka kaluar. Nuk ka krahasim të marrësh një njeri nga llumi i mafies sllave e ta vendosesh në krye të Këshillit të Sigurisë”, deklaroi kreu i grupit të PS. 

Në një moment pati debat mes Bardhit në foltore dhe Braces në karrigen e tij që kaloi dhe në përdorimin e një gjuhe ofenduese ndaj njëri tjetrit. Deputetët e PD-së dolnë në foltore për të kundërshtuar vendimin për të rrëzuar kërkesën e Bardhit. Kjo detyroi Nikollën të ndërpresë për 5 mintua seancën.

Interpelanca dhe vakancat e KLGJ e KLP

Në Kuvend sot janë dhe 2 interpelancat e kërkuara nga PD me ministren e Shëndetësisë pas skandalit të Onkologjikut ku mjekët zhvatnin pacientët me tumor dhe i orientonin në klinikat private. Kërkesat për interpelancë janë bërë nga deputeti Arbi Agalliu i grupit Basha dhe një nga PD.

Në Kuvend do mbahet edhe raundi i dytë i votimit për plotësimin e vakancave në KLGJ dhe KLP. Dy kandidatët e dërguar nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend për KLGJ janë Erind Mërkuri dhe Albens Tabaku, ndërsa për KLP janë Artan Reci dhe Bedar Bajri. Nëse opozita dhe mazhoranca nuk gjejnë konsensusin për të miratuar vakancat me 84 vota, procesi ripërsëritet me raundin e tretë.

Në rendin e ditës është parashikuar edhe raportimi për veprimtarinë e vitit 2023 të disa institucioneve, si KQZ, AMF, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.