Gjykata e Posacme ka zëvendësuar avokatin Artan Simoni dhe ka qenë kërkesë e Prokurorisë së Posaçme kjo lidhur me një postim të bërë më herët të zotit Simoni në rrjetet sociale.
Prokurorët e Posaçëm janë shprehur se nuk mundet të mbrojë zotin Berisha një person i cili ka bërë me herët një status në “facebook”.
Sipas tyre duhet të zëvendësohet me një tjetër mbrojtës të listës së avokatëve kryesisht.
Gjykata ka vendosur që seanca të shtyhet për ditën e nesërme në orën 10:00. Duket se po zgjat pak kohë seanca e vlerësimit të masës së sigurisë. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë nesër dhe cili do të jetë avokati tjetër kryesisht.
Njoftim:
Me kërkese te Prokurorisë, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokateve kryesisht dhe i la kohe te njihet me aktet.
Seanca do te zhvillohet ne datën 26.10.2023 ora 10:OO.