Një aktivitet kulturor masiv, në të cilin u përfshinë 22 shkolla të qytetit të Durrësit dhe 430 nxënës të klasave të VI-IX të shkollave 9-vjeçare.

Ky është aktiviteti i tretë masiv trajnues, i këtij lloji në Durrës.

Koordinimi i lëvizjeve koreografike të ndërthurura me lëvizjet fitness dhe muzikën ritmike të krijuara nga koreografi Arian Plaku, njëkohësisht dhe përgjegjësi i sektorit të Veprimtarive Masive pranë QKF-Durrës.

Secila shkollë u përfaqësua me 15-20 nxënës, të cilët këto koreografi që mësuan sot do t’ia mësojnë shokëve dhe shoqeve të tjera në shkollë.

Kjo e sotmja ishte faza e para trajnuese. Faza e dytë do të jetë trajnimi i nxënësve të tjerë nëpër shkolla nga mësuesit përkatës. Faza e tretë do të jetë finalja që do të bëhet ditën e edukimit olimpik, ku në këto 3 koreografi mendohet të marrin pjesë rreth 1500 nxënës.

Këtë aktivitet e mbështetën edhe 3 mësuese instruktore profesionale të zumbës Aurora Isaku, Xhuljana Kodra, Rajmonda Mekshi.
Aktiviteti organizohet nga QKF Durrës, Drejtoria Arsimore Rajonale dhe bashkia e qytetit si dhe drejtoritë e të gjitha shkollave pjesëmarrëse.

K.H.