SHBA, 21 qershor 2014 – Fotoja e tij bëri xhiron e botës në pak ditë, duke marrë me mijëra pëlqime në Facebook. 30 vjeçari Jeremy Meeks, bjondi me sy blu, edhe pse deklaroi se është i martuar dhe ka një fëmijë, mbetet mjaft i preferuar nga femrat që në komentet e tyre bëjnë apel për lirimin e tij.
Por çfarë fshihet pas kësaj fytyre të bukur që trazoi zemrat e mijëra femrave?
Djali, i cili është dënuar për vjedhje është kthyer shumë shpejt në një fenomen të rrjeteve sociale, pasi policia e Stockton-it në Kaliforni publikoi foton e tij.
Ajo që duket qartë në foto është fakti se Jeremy ka poshtë syrit të majtë një tatuazh në formë pike loti, ndërsa në parakrah një tatuazh ku dallohet qartë e shkruara “Crips”.
Sipas disave, tatuazhi në formë pike loti nënkupton se ai ka vrarë dikë, ndërsa e shkruara në parakrah mund të tregojë se ai është pjesë e bandës me të njëjtin emër, një nga më famëkeqet në atë zonë.
Megjithëse një djalë bukurosh, historia e 30 vjeçarit Meeks ka shumë pika të errëta, për më tepër që në 10 vitet e fundit, Jeremy është ndaluar disa herë nga policia me akuza të ndryshme.
Gjithsesi në 72 orët e fundit ai është kthyer në fenomen në web aq sa nuk mungojnë edhe memot ku shfaqet Mishel Obama duke kërkuar lirinë e tij, apo fotomontazhet ku Jeremy pozon për firmat më të famshme të modës në botë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





