Tom & Jerry janë dy personazhet më të dashur të fëmijëve, por jo vetëm. Beteja e vazhdueshme dhe sherret me humor ndërmjet këtyre personazheve kanë bërë që ky film vizatimor të bëhej më i famshmi i të gjitha kohërave dhe vazhdon të jetë një ndër filmat më të dashur për të gjithë.
Por, a keni menduar ndonjëherë për fillimet e këtij filmi apo edhe sukseset e tij?
“Tom & Jerry”, nuk janë quajtur gjithmonë kështu!
Për dikë kjo mund të duket e pamundur, por është e vërtetë. Në daljen e tyre të parë në vitin 1940 Tom quhej Jasper, ndërsa Jerry-t iu referoheshin si Jinx, shkruan rtv21.tv.
“Tom & Jerry”, ka fituar çmimin Oscar!
Për një film të animuar me një mace dhe mi është mjaft mbresëlënës çmimi “Oscar”, të cilin shumë yje të filmave e “xhelozojnë”.
Në vitet '60 “Tom & Jerry” u bë nga çekosllovakët.
E keni ditur që 13 episode të filmit të animuar "Tom & Jerry" janë çeke? Animacioni atëherë ishte me një ton më të lartë, personazhet ishin më luftarake, filmi u realizua më me vështirësi dhe me efekte të përsëritshme të zërit.





