Ndeshja e luajtur dje në stadiumin “Niko Dovana” pati disa momente të veçanta:
-Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelli, e ndoqi ndeshjen në tribunën VIP, nën shoqërinë e kolegut të Elbasanit, Kujtim Llupa.
-Vetëm 3 ditë me parë shënoi 3 herë kundër Teutës dhe sërish Lleshi ishte vendimtar me një gol, që e festoi si i “çmendur”. Ai është “ekzekutuesi” i Teutës.
-”Luaj me Hasnin, kur e sheh që s’ka presing, më shpejt Abalora, mos e vono”, – dëgjohej Gvozdenoviç t’i thoshte portierit.
-Para startit të sfidës, futbollistë të të dy skuadrave kërkojnë ndihmën e Zotit për më shumë fat.
-Martini në pjesën e parë i kërkon Tomës të jetë më i përfshirë në lojë, të mos qëndrojë statik.
-Në përfundim të pjesës së parë ka hyrë në dhomën e zhveshjes së Elbasanit presidenti Llupa, i cili ka motivuar ekipin.
-Verdheblutë duket se nuk e kishin llogaritur kohën shtesë për këtë ndeshje dhe picat u erdhën në përfundim të 90 minutave. Lojtarët i konsumuan ato pas 120 minutave.