Të dëgjoni muzikë para gjumit është një mënyrë e mirë relaksuese për çdo person. Por nëse dëgjoni muzikë medituese para se të flini, do të jeni të mbrojtur nga sulmet vdekjeprurëse në zemër.
Sipas një studimi më të fundit, dëgjimi i tingujve të qetë dhe meditues para se t’ju zërë gjumi rrit ndryshueshmërinë e ritmit të zemrës.
Gjithashtu kjo definohet si koha në mes të rrahjeve të zemrës dhe tregon aftësinë e zemrës që të ndryshojë shpejtësinë e pompimit të gjakut si përgjigje ndaj rrezikut apo periudhave të relaksit.
Mirëpo, studimet paraprake kanë treguar se ndryshueshmëria e ulët e ritmit të zemrës rrit rrezikun për të pësuar sulm në zemër me 45%.