Pjesë e rëndësishme e punës është pamja, kjo gjithnjë në kuptimin që duhet të përçoni mesazhin e duhur me pamjen e jashtme.
Duhet të reflektoni profesionalizëm dhe kujdes, asnjëherë pamje të tepruar apo pamje krejtësisht të shkujdesur për veten në ambientet e punës.
Këtu rëndësi ka grimi që preferohet për ambientet e zyrës. Nuk rekomandohet ngarkim i madh i fytyrës, shumë parfum apo frizurë ekstravagante.
Më poshtë disa këshilla për pamjen e duhur për zyrë:
Kujdesuni për lëkurën;
Theksoni sytë, pak hijezim me ngjyrë të çelur freskon pamjen;
Shmangni shkëlqimin: grimi apo rrobat që marrin shumë vëmendje përmes shkëlqimit nuk preferohen;
Rrobat tuaja duhet të jenë të përshtatura me vendin e punës, nëse keni apo nuk keni kontakt me njerëz jashtë zyrës, kjo varet nga natyra e punës dhe ju më së miri mund ta vlerësoni atë.





