4 korriku është një ditë sa e rëndësishme aq edhe e gëzueshme për Familjen Hoxha. 9 vite më parë, kjo familje gëzua me djalin e tyre të vetëm. Itani është djali i vogël i familjes Hoxha dhe erdhi në jetë pas 3 motrave, Lorit, Sarës dhe Redias.
Ditëlindjen e Itan, familja ka zgjedhur ta festojë në Legoland të Anglisë, një park fëmijësh me temë kryesore lodrat Lego. Të pranishëm në festë ishin e ëma Vjollca Hoxha, tri motrat e tij dhe Ledion Liço.
Si fillim ata janë duke festuar në një autobus dhe të gjithë me një zë i kanë uruar atij “Gëzuar ditëlindjen”, për të vazhduar më pas parkun në Legoland.






