Babë e bir janë vënë në prangat e policisë pasi prodhonin produkte ushqimore të falsifikuara dhe më pas i hidhnin në treg.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kimisti”, u arrestuan Fabian dhe Arnold Gero 51 dhe 21 vjeç.

“Shtetasit e lartëpërmendur, kishin modifikuar ambientet e një bodrumi për prodhimin e artikujve të ndryshëm ushqimorë, duke përdorur ambalazhime të përdorura si dhe duke falsifikuar etiketa të firmave të ndryshme të prodhimeve vendase”, sqaron policia.

U sekuestruan:

Një automjet tip Volkswagen.

270 shishe plastike 1.5 kg me mbishkrimin ‘vaj sallate Himara’ dhe ‘vaj ulliri Himara’

150 litra vaj ulliri i hapur pa etiketë.

Aromë vaj ulliri 40 kg.

700 shishe qelqi të mbushura me salcë domatesh me mbishkrimin ‘Fagero’.

Një thes 20 kg i hapur i mbushur me lëndë sode kaustike

90 kg me lëndë kimike (përdoret për prodhimin e pijeve alkoolike),

3 shishe qelqi 1 l me lëndë Acid Nitrik

Sapuna me ngjyrë 700 copë

Një bidon 1l alkool Izopropilik

Etiketa Stampa me mbishkrimin ‘Fagero Leng Domate Passata’

Etiketa Stampa me mbishkrimin ‘Fagero salc Domate me erëza’

Etiketa stampa ‘Vaj sallate Himara’, ‘Vaj ulliri Himara’

Etiketa stampa ‘Vaj ulliri Himara’ si dhe etiketa ‘vaj extra vergine’

Pajisje që shërbenin për prodhime të ndryshme.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.