8 dhjetor 2013- Meqë kemi folur shpesh, për dreka dhe darka njerëzish të rëndësishëm këto kohë, ja ku po sjellim edhe një të radhës që ta mbyllim javën me “barkun plotë”. Ismail Kadare, shfaqet si rrallëherë në këtë foto teksa darkon me ambasadorin në ikje të SHBA-ve, z.Aleksandër Arvizu dhe ambasadorin europian në Tiranë, z.Ettore Sequi. Ajo që vihet re në këtë imazh është vëmendja e madhe që i ka kushtuar ambasadori amerikan shkrimtarit tonë. Por kjo nuk është tamam darka ku ne do të dëshironim ta shihnim Kadarenë, sepse mendimet e tij, më shumë sesa për ndërkombëtarët, janë të nevojshme për liderët e politikës shqiptare. Apo nuk pranon Kadare të ulët më të brendshëm!

/ dita /