Ambasada e Spanjës në Shqipëri organizoi sot një ekspozitë ku u prezantuan vepra të periudhës spanjolle.
Ishte artisti i njohur Artan Shabani i cili solli këto vepra nën titullin “Çfarë po kërkoni në rrugë?” (“Qué buscas en el camino?”).
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadori i Spanjës, ambasadori i Brazilit, Konsulli i Nderit i Bullgarisë, dashamirës të artit etj.
Artan Shabani me profesion piktor dhe kurator, punon në projekte të ndryshme me muzeume, galeri, koleksione dhe bienale. Në vitin 2003 ai ishte fitues i Çmimit special në Österbottens Muzeun në Vaasa, Finlandë. Shabani është themelues i “The Promenade Gallery” (2007) një galeri e artit bashkëkohor, që prezanton emra të njohur si Anri Sala, Pipilotti Rist, Rosa Barba, Fikret Atay, Lucie Fontaine, etj.