Lajmi se Asma al-Assad ka shanse 50% për të mbijetuar dhe se ajo po trajtohet në një spital në Moskë, po bën xhiron e botës prej disa orësh.

Ky lajm nuk mohohet nga media ruse apo lidershipi politik i vendit, i cili i ka dhënë azil prej 8 dhjetorit një miku të ngushtë, bashkëpunëtorit prej shumë kohësh dhe diktatorit Bashar al-Asad.

Megjithatë, një tjetër lajm që i parapriu sëmundjes së Asma Asadit u mohua shpejt nga Moska një javë më parë.

E vërteta për Asma Assad sipas imediave perëndimore, është se ka kërkuar menjëherë divorcin nga bashkëshorti i saj Bashar dhe ka insistuar që të ndryshojë vendin menjëherë duke përdorur pasaportën britanike që ka në dorë.

Mediat shkruajnë se është e pamundur të vihet në dyshim gjendja shëndetësore e ish-Zonjës së Parë të Sirisë.

Nuk ka gjasa që ajo të jetë vërtet një paciente, por as nuk përjashtohet që Asma Asad të ketë vërtet leucemi me vetëm 50% shanse për të mbijetuar. Por rastësisht ky lajm nuk mohohet nga Rusia dhe kjo në vetvete ngre pikëpyetje të mëdha.

Nëse me të vërtetë Asma Assad ka leuçemi, ajo nuk e ka marrë trajtimin gjatë 14 ditëve të fundit që është në territorin rus. Pra, nëse ajo vuan nga një formë kaq e rëndë e kancerit të gjakut, si ka mundësi që sot kërkon të shkojë për kurim në Britani dhe jo kur ishte në Siri, kur nuk konsiderohej si person i padëshiruar për Londrën.

Në fund të fundit, sistemi shëndetësor rus është padyshim shumë më i avancuar se ai inekzistenti i atdheut të saj. Gjithashtu nuk është e lehtë të shkëputësh ngjarjet, sidomos kur ato shfaqen me këtë shpejtësi, që nuk të lënë të harrosh edhe aludimet për kërkesë divorci. Divorci i Asadit u mohua, por sëmundja jo. Pyetja e ngritur është “pse?”.

Asma Assad ka një pasaportë britanike dhe që ajo të largohet sot me rrethanat aktuale dhe atë që di për “Perandorinë e Heshtjes” të krijuar nga vjehrri dhe i shoqi, do të cilësohej e pamundur, veçanërisht nëse destinacioni i ri i saj ishte Londra.

Për ta thënë ndryshe, shërbimet e inteligjencës ruse do të bënin një gabim të madh nëse do të lejonin pikërisht këtë arratisje nga Rusia me të dhënat.

E sëmurë apo jo, Asma Assad është një prioritet i lartë për të gjitha shërbimet sekrete që respektojnë veten edhe sot dhe kjo në vetvete i jep dimensione të tjera rast specifik.

“Ajo ka një shans 50% për të jetuar”, thonë njerëzit e afërt me familjen e saj, sipas Telegrafit.

“Asma po vdes”, – tha një burim që kontaktoi një pjesëtar të familjes ditët e fundit, duke shtuar: “Ajo nuk mund të jetë në të njëjtën dhomë me askënd për shkak të gjendjes së saj”. Një burim tjetër tha: “Kur leuçemia kthehet, është e vështirë. Shanset e Asma për të mbijetuar në javët e fundit ishin 50/50”.

Të njëjtat burime thonë se babai i saj, Fawaz Ahra, një kardiolog i dalluar sirian, është gjithmonë pranë saj në Moskë, i cili është i shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të vajzës së tij.