Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Këtë të hënë, 18 gusht, euro blihet në tregun valutor me 96.4 lekë dhe shitet me 97.4 lekë.

Nga ana tjetër edhe dollari amerikan ka shënuar rënie, ku blihet në tregun valutor me 82.2 lekë dhe shitet me 83.6 lekë.

Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë, ai blihet në tregun valutor me 111 lekë dhe shitet me 112.5 lekë.

Ndërkohë që edhe franga zvicerane ka shënuar rënie, ku blihet me 101.6 lekë dhe shitet me 102.9 lekë.