Këngëtarja Celine Dion po shqetëson fansat prej një kohe të gjatë pasi po dobësohet çdo ditë e më shumë. Këngëtarja ka pëlqyer gjithmonë të jetë elegante, por tashmë ka humbur peshë në mënyrë ekstreme.
Sipas 51-vjeçares, gjendja e saj shëndetësore është mjaft e mirë dhe se humbja në peshë i atribuohet pasionit të saj të ri, baletit, të cilin e praktikon 4 herë në javë.
"Unë jam duke punuar shumë. Më pëlqen të lëviz dhe prandaj kam humbur shumë peshë", ka thënë Dion për BBC.





