Duket se lidhja e ciftit të njohur të showbizit po merr tjetër drejtim. Bëhet fjalë për Selena Gomez dhe The Weeknd.

Një burim i afërt ka thënë për ‘ET’ se ata janë shpërngulur në një apartament luksoz në Greenwich të New York.

Por sa do të zgjasë bashkëjetesa e tyre?

Kjo do të jetë vetëm për pak muaj sepse këngëtarja dhe aktorja po bën xhirimet e filmit ‘Woody Allen’.

Mendohet se ky është hap i madh për Selena pasi është mësuar që të qëndrojë në hotele kur punon për projekte të tilla. Ndërsa The Weeknd do jetë duke zhvilluar turneun e tij në Zelandën e Re gjatë kësaj periudhe.

Sipas burimit, shtëpia është nga më të mirat e zonës dhe ka një qira prej 16 mijë dollarësh në muaj. Ata kanë disa kohë që gëzojnë të lumtur dashurinë e tyre, ndërsa kanë vëmendjen e madhe të mediave.