Një situatë e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në burgun e sigurisë së lartë 313, në Tiranë. Të burgosurit janë dëgjuar të fishkëllejnë dhe të bërtasin nga dritaret e tyre. Në video dëgjohen thirrje “Rama ik!”, “Bravo…” dhe “Mbyte…”.

Videoja është postuar edhe nga ish-kryeministri Berisha, që shkruan: “Proteste ne burgun 313! sb”

Nuk ka asnjë informacion zyrtar për atë që po ndodh atje. Këtë të martë është mësuar nga mediat se një i burgosur italian ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin e arrestuar si “bossi” i klanit mafioz Di Cosimo në Bari.