Gjatë ditës së sotme rreth 200 forca Policore, FNSH, Drejtoria Kundër Narkotikëve, Drejtoria për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Policinë Durrës kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Paralelisht vijojnë kontrollet në territor edhe në ish magazina e depo shtetërore, Ish reparte ushtarake, tunele, shtëpi të braktisura, sera e çdo ambient tjeter të dyshuar se mund të përdoren për magazinim të lëndës narkotike apo për kultivim të bimëve narkotike.
Kontrollet kanë vijuar nga ajri dhe toka. Kontrollet u përqëndruan në zonën e Ishmit dhe në Manëz.
Nga ajri u filmuan tunele e objekte të dyshuara, ku më pas u kontrolluan nga toka nga F.N.Sh e Policia Vendore Durrës. U kontrolluan 28 tunele, 31 magazina e ish magazina si dhe banesa të braktisura.
Kontrollet po vijojnë në të gjithë territorin.





