Dy persona, një burrë dhe një grua, janë ndarë nga jeta në Durrës, pasi kanë konsumuar fostoksinë dhe medikamente mjekësore për t’i dhënë fund jetës.
50-vjeçari K.U. dhe 56-vjeçarja E.D. banuese në lagjen nr.15 në Durrës kanë humbur jetën në spitalin e qytetit.
Nuk dihen arsyet e ndërmarrjes së këtij akti ekstrem nga dy banorët e qytetit bregdetar, por policia ka nisur hetimet.
- Më datë 27.08.2018, në spital, ka vdekur shtetasi K.U., vjeç 50, banues në Durrës, i cili në banesë kishte pirë fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
- Më datë 27.08.2018, në lagjen nr. 15, në banesë është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasja E.D., vjeçe 56, e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.
Ky është rasti i tretë në Durrës, në harkun kohor të 48 orëve, që persona të moshave të ndryshme kryejnë vetëvrasje.
Një ditë më parë, Durrëslajm, duke iu referuar burimeve policore, raportoi për vetëvrasjen e shtetasit Y.M. 26 vjeç.
“Më datë 26.08.2018, në lagjen nr.15, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë. Pavarësisht ndërhyrjeve të bluzave të bardha, i riu ka ndërruar jetë në spital rreth orës 09:00”, njoftoi policia ditën e hënë.





