Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku ka pasur të shtëna me armë zjarri në një shkollë në perëndim të Hamburgut, si pasojë është plagosur një person.

Ngjarja ndodhi në Bremerhaven, një zonë rreth 90 kilometra në perëndim të Hamburgut në veriperëndim të vendit.

Policia bën me dije se ka arrestuar një person në lidhje me agresionin, ndërkohë që ende nuk dihet shkalla e lëndimit të të plagosurit.

I dyshuari i dytë i armatosur me një hark është ende në arrati.

“Nxënësit janë në klasat e tyre me mësuesit e tyre. Policia ka nën kontroll situatën në vendngjarje. Masat e policisë po vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.