Pak mara minutash në Kamëz ka ndodhur një rast i çuditshëm, ku rruga e shtruar me asfalt është çarë dhe ka “përthithur” brenda një makinë.
Fotot janë publikuar nga “Jeta osh qef”, e cila shkruan se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Valiasi i Ri”.
Ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar që rruga të çahet në atë mënyrë, por mendohet se reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë ndikuar në prishjen e saj. Ndërkohë banorët janë habitur dhe tronditur nga kjo ngjarje e pazakontë.





